Vuçiq takohet me gjeneralin Volters, flasin për sitatën në Kosovë - Bota Sot
Vuçiq takohet me gjeneralin Volters, flasin për sitatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq takohet me gjeneralin Volters, flasin për sitatën në Kosovë

Nga: F. B Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:47
Aleksandër Vuçiq takim me gjeneralin e NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur komandantin madhor të forcave të NATO-së për Evropë dhe komandantin e forcave amerikane gjeneralin Tod Volters, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Me atë rast Vuçiq dhe Volters kanë potencuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet aleancës së NATO-së dhe Serbisë që po zhvillohet duke respektuar neutralitetin e ushtrisë së Serbisë.

Vuçiq ka theksuar se forcat paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-së janë garant i sigurisë së popullit serb në Kosovë, andaj ka kërkuar nga krye-shefi i Ushtrisë së Serbisë që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me komandantin e KFOR-it.

Në të njëjtën kohë ka pranuar që kreu i ushtrisë së Serbisë të jetë në dispozicion për komunikim me KFOR-in.

“Komunikimi i mirë ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është me rëndësi në mënyrë që pa hezitim të ndërmerren masa dhe parandalohet secila situatë e krizës në Kosovë. Kjo paraqet garant t sigurisë së popullit serb në Kosovë” ka thënë Vuçiq.

Gjenerali amerikan Volters ka pranuar se në secilin moment pa shtyrje ka mundësi të komunikimit të ndërsjellë sepse është me rëndësi që të ruhet stabiliteti në rajon si një nga shtyllat e stabilitetit global.

Ai ka konfirmuar se KFOR edhe më tutje me përgjegjësi do kryej obligimet e saj në Kosovë dhe ka lavdëruar Vuçiqin në reagime të mençura  dhe gjakftohta në situata të krizës në Kosovë. Gjenerali  Volters ka mbështetur përpjekjet që Serbia po bënë në ruajtjen e stabilitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit në regjion.

Vuçiq ka theksuar se bashkëpunimi i Ushtrisë së Serbisë me NATO në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe është në interes të përbashkët dhe shprehu bindjen se ajo do të avancohet në ndërtimin e kapaciteteve me qëllim kontributit në paqen ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...