Akreditohet edhe për tri vite tjera programi anglisht në Fakultetin Ekonomik

Lajme

Akreditohet edhe për tri vite tjera programi anglisht në Fakultetin Ekonomik

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Është i katërti vit me radhë që Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës e ofron programin “Applied Economics and Management” – një program në gjuhën angleze për njohjen me studime themelore në ekonomi dhe menaxhment.

E veçanta e këtij programi është se synon që t’i përgatis studentët jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për zonën evropiane të edukimit të lartë, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Pasi që programi studimor është në gjuhën angleze, në këtë drejtim ligjërojnë profesorët të cilët e kanë të përvetësuar anglishten akademike.

Së fundmi Këshilli Shtetëror i Cilësisë e ka akredituar këtë program edhe për tri vitet e ardhshme.

Vlen të cekët se studentëve të këtij drejtimi që kanë nota të mira iu mundësohet një mobilitet ndërkombëtar, ku shumë prej studentëve aktualë kanë studiuar për një semestër në universitetet partnere në vende të ndryshme të Evropës, siç është Finlanda, Franca, Polonia, Austria, etj.

Përndryshe, aplikimi për këtë program hapet në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat