Brnabiç: Serbia e gatshme që menjëherë të kthehet në tavolinën e bisedimeve

Lajme

Brnabiç: Serbia e gatshme që menjëherë të kthehet në tavolinën e bisedimeve

Nga: F. B. Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:11
Ana Brnabiq

Serbia është e gatshme që të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdoj dialogun me Prishtinën ka deklaruar kryeministrja Ana Brnabiç, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ajo ka shtuar se shpreson që liderët e Prishtinës të kenë guxim të mjaftueshëm dhe përgjegjësi të ndryshojnë vendimet e veta në mënyrë që kjo të ndodhë.

"Ne jemi të gatshëm secilën ditë që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdohet dialogu. Kjo është mënyra më  e mirë që të keni stabilitet në Kosovë dhe njerëzit të jetojnë të qetë ", tha Brnabiç.

Ajo ka nënvizuar se në territorin e Kosovës është bërë një hulumtim që ka treguar se 91 për qind e qytetarëve në atë territor nuk duan konfliktin e ngrirë dhe status quo.

"Ata duan vazhdimin e dialogut dhe shpresoj se liderët e Prishtinës do të mund të dëgjojnë të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, që të kenë guxim dhe përgjegjësi që të marrin vendime që janë më të mira jo vetëm për serbët e shqiptarët por edhe gjithë regjionin ", ka thënë Brnabiç.

Ajo ka vlerësuar se vizita e presidentit francez Makron në Serbi është shumë me rëndësi për pozicionimin e Serbisë.

"Mendoj se vizita ka kaluar më mirë se që është pritur. Falënderim të madh  për gjithë atë që presidenti Makron ka thënë  kur ishte këtu, për të gjitha sinjalet e mbështetjes dhe ndoshta sinjalin më të fuqishëm deri tash se asgjë nuk është kryer dhe se dialogu duhet të vazhdoj ", përfundoi Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat