Ish-kryeministri serb thotë se UÇK-në e formoi shërbimi sekret shqiptar, “për të zvogëluar ndikimin e Rugovës”

Lajme

Ish-kryeministri serb thotë se UÇK-në e formoi shërbimi sekret shqiptar, “për të zvogëluar ndikimin e Rugovës”

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 00:37
Nikolla Shainoviq

Ish-kryeministri serb i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Nikolla Shainoviq, në një intervistë për portalin Espreso të Serbisë, vë “në dyshim veprimtarinë e UÇK-së gjatë periudhës së luftës”.

Ai thotë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj u bënë pjesë e shërbimeve sekrete të instaluara nga Shqipëria në Kosovë.

“Ata janë bërë instrumente të shërbimeve sekrete të sigurisë të shtetit shqiptar, në fillim i formuar si shtab i përgjithshëm. Sipas raporteve tona ata formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për të zvogëluar ndikimin e Rugovës në Kosovë dhe për ta shkatërruar ata brenda trupit shqiptar”, ka thënë Shainoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat