Për dhunimin seksual 9-vjeçari K.Veseli në marsin e këtij viti e kishte njoftuar edhe një psikologe

Lajme

Për dhunimin seksual 9-vjeçari K.Veseli në marsin e këtij viti e kishte njoftuar edhe një psikologe

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:41
K.Veseli

Për më shumë se gjashtë muaj, K.Veseli po torturohej fizikisht e psiqikisht nga fqinji i tij, Sefedini. Përgjatë kësaj periudhe ai ishte dhunuar seksualisht dy herë.

Por, rasti i dhunimit të parë i bërë gjatë vitit 2018 ndaj 9-vjeçarit nga i dyshuari Sefedin Osmani nuk kishte qenë i vetmi. Ai ishte dhunuar edhe një herë tjetër nga Sefedini. Këtë herë pas disa muajve, pra gjatë vitit 2019.

E edhe gjatë kësaj radhe, nëna e tij, Makfirja bashkë me të birin ishin ankuar pranë institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar ndihmë. 

Në shkurtin e vitit 2019, K.Veseli bashkë me të ëmën, Makfiren kishin folur me menaxherin e Qendrës Sociale në Fushë Kosovë, Bahri Bislimin, të cilit ia kishin treguar hallin e tyre.

Express gjatë gjithë ditës ka qëndruar në këtë qendër ku ka biseduar me menaxherët rreth trajtimit të këtij rasti.

Personi nga Qendra Sociale, Bahri Bislimi,  që është  marrë me familjen e të ndjerit K.Veselit, ka deklaruar se informatën për abuzimin seksual që 9-vjeçari po e përjetonte e kishin marrë gjatë vitit 2018.

“Më datë 31.01.2018, ne jemi njoftuar nga policia se dyshohet që një person e ka keqtrajtua fëmiun. Ne kemi shku me polici e kemi vizituar atë (K.Veselin). Ai ka hezituar që të tregojë mbi rastin”, ka sqaruar menaxheri i rastit.

Por, K.Veseli, në atë kohë nuk e kishte pranuar para punonjësve të Qendrës se ishte dhunuar. Pas 3 muajve, ai i ishte rrëfyer psikologes së Qendrës duke ia shpjeguar të gjithë rastin.

“Më datë 13.03.2019, ne e kemi ftu psikologun këtu në Qendrën për Punë. Fëmija nuk ka dashur që të ndahet nga nëna, por gjatë seancës psikologjike, ai ka pranuar se është keqtrajtuar seksualisht nga personi i dyshuar”, ka deklaruar Bislimi nga Qendra për Punë Sociale.

Hetuesia mjaftohet me një kallëzim penal, i dyshuari gjendej në liri

Por me gjithë këto raportime të nënës së viktimës por edhe vet tashmë të ndjerit, Prokuroria  e shtetit, rastin e kishte lënë në procedurë të rregullt. Kapjen e të dyshuarit për këtë rast e kishte bërë pas disa muajve, anise ai lirshëm po shetitej rrugëve të Fushë Kosovës. Pra, Sefedi u arrestua mbëmë (16 korrik), pas më shumë se gjashtë muajve nga raportimi i rastit.

Përgjatë janarit e deri në korrik kur edhe viktima vdiq, institucionet nuk janë marrë me sigurinë dhe mirëqenien e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat