Franca do të emërojë emisar special për Ballkanin

Lajme

Franca do të emërojë emisar special për Ballkanin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:15
Frederik Mondoloni

Ambasadori i Francës në Beograd Frederik Mondoloni deklaroi sot në Beograd se presidenti Emmanuel Macron dëshiron që Parisi zyrtar të luajë rol më të madh në Serbi dhe rajon, dhe se në këtë kontekst duhet të shihen raportet e medias në lidhje me emërimin e ardhshëm të një emisari të posaçëm francez për Ballkanin.

"Presidenti Macron dëshiron që Franca të luajë rolin e saj të plotë në rajon dhe Serbi (...) dhe për dy vjetësh ka qenë shumë i angazhuar në atë që Franca të marrë vendin që i takon në rajon, veçanërisht në Serbinë mike," tha Mondoloni .

Sipas tij, Serbia është partneri kryesor i Francës në rajon, dhe se Macron është "shumë i inkurajuar me pritjen" që iu bë në Beograd.

Rreth asaj se kush do të jetë i dërguari i posaçëm për Ballkanin, Mondoloni tha se lidhur me këtë duhet të deklarohet vetë presidenti Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat