Kush është kryekrimineli serb Lubisha Dikoviq? Ja sa krime ka kryer në Kosovë

Lajme

Kush është kryekrimineli serb Lubisha Dikoviq? Ja sa krime ka kryer në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:32
Krimineli Lubisha Dikoviq

Ish – gjenerali i ushtrisë çetnike serbe, Lubisha Dikoviq i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë, përkatësisht në Drenicë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998 / 99, në zonën e përgjegjësisë ku ka vepruar në dhjetë lokalitete, u vranë rreth 1,400 civilë shqiptarë dhe mijëra të tjerë u dëbuan me dhunë.

Për përfshirjen e tij në krime lufte në Kosovë dhe për operacionet për fshehjen e trupave më pas, Dikoviq kishte folur për mediat serbe, duke thënë se “i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.

“Viktima të pafajshme kishte edhe në anën serbe edhe në anën shqiptare, por edhe në mesin e popullatës tjetër në territorin e Kosovës, por edhe në tërë territorin e Republikës Federative të Jugosllavisë kanë ndodhur edhe krime, kurse ushtria dhe pjesëtarët e saj nuk i kanë fshehur ato, por për çdo krim që kanë pasur njohuri kanë iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të veprave”, kishte thënë Dikoviq,

Kryekrimineli Dikoviq në një intervistë që i kishte dhënë gazetës serbe “Alo”, kishte thënë se “ i vjen keq për të gjitha viktimat e rëna gjatë luftimeve të vitit 1999”.

Ai nuk ndalet me kaq por thotë se për çdo krim që kanë pasur njohuri ata paskan iniciuar procedura adekuate ndaj kryerësve të atyre veprave…!

Sigurisht se kanë iniciuar procedura dhe i kanë avancuar në grada më të larta ushtarake të gjithë ata që kanë bërë krime mbi popullatën shqiptare në Kosovë. E them këtë duke pasur parasysh se deri me tani nuk u dëgjua se janë dënuar apo janë marrë në pyetje kriminelët e ushtrisë, policisë, paraushtarakëve dhe civilëve serb të cilët në Kosovë pushkatuan mbi 11.000 shqiptarë civil të pafajshëm pa dallim moshe e gjinie, ua zhdukën edhe kockat (eshtrat) rreth 6.000 shqiptarëve civil të pushkatuar poashtu pa dallim moshe e gjinie, dogjën e shkatërruan çdo gjë që ishte shqiptare mbi tokën e Kosovës.

Dikoviq kishte deklaruar se vetëm në Skenderaj dhe Drenas, i ka shpëtuar jetën mbi 15. 000 shqiptarëve të cilët, sipas tij kanë qenë të strehuar.

Megjithatë, kjo është e pabesueshme ngase vetëm në Skenderaj dhe Drenas gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998 / 99 ushtria, policia, paraushtarakët (paramilitarët) dhe civilët serbe të armatosur, kanë pushkatuar mbi 2.000 shqiptarë civil të paarmatosur pa dallim moshe e gjinie. Ushtria e policia kriminele çetnike serbe i patën djegur dhe pastaj i patën marrë trupat e karbonizuar dhe i patën zhdukur nëpër vende të ndryshme në Serbi, kjo është e vërtet se të gjithë të zhdukurit i kanë shpëtuar, sepse i kanë fshehur trupat e pajetë të civilëve shqiptarë nëpër lumenj, nën plato të betonit, nën objekte të ndryshme, nën rrugë të asfaltuara, nëpër frigoriferë të ndryshme të cilat i kanë hedhur në ujera të thella etj.

Dikoviq duket se ka harruar se vetëm në fshatin Izbicë të Skenderajt i kanë pushkatuar 147 shqiptarë civilë pa dallim moshe dhe gjinie, të cilët Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me qytetarë tjerë i patën varrosur, por kriminelët serbë i patën zhvarrosur dhe ua patën humbur gjurmët deri pas lufte kur dhe trupat e pajetë të disa prej tyre u gjeten nëpër vende të ndryshme.

Për kriminelin Dikoviq, mediat serbe kanë shkruar se po të anëtarësohet Kosova në Interpol ai do të arrestohet menjëherë.

Serbët frikohen për faktin se në listat e personave, ndaj të cilëve do të lëshohet urdhër arrest nga INTERPOL-i, mund të hyjnë ish-ushtarakë, por edhe persona të tjerë nga strukturat ushtarako policore serbe, që morën pjesë në krimet ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Më poshtë shfaqim një film për krimet e kryera nga Dikoviq:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat