Kush do të jetë ambasador i ri në Itali, çfarë thonë në MPJ

Lajme

Kush do të jetë ambasador i ri në Itali, çfarë thonë në MPJ

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Ambasadori i ri i Kosovës në Itali nuk do të zgjidhet nga politika. Së paku kështu premtojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zyrtarë të MPJ’së i kanë thënë Gazetës Express se vendin e Alma Lamës atje do ta zë një diplomat karriere nga Shërbimi Diplomatik i Kosovës.

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj i ka thënë Gazetës Express se ambasadori i ri nuk do të jetë politik.

“Ambasadori i ri në Itali nuk do të jetë politik. Do të jetë i karrierës”, ka thënë Zyberaj. 

Ndërkohë, për datën se kur do të dekretohet ambasadori i ri në Itali, në MPJ kanë deklaruar se do të ndodhë shpejt.

“Nominimi i ambasadorit/shefit të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, do të ndodh shpejt. Për dekretimin e ambasadorit të ri në Itali do të ju mbajmë të informuar në momentin që ndodh”, thuhet në përgjigjet e MPJ’së drejtuar Gazetës.

Deri më tani në Itali ka shërbyer Alma Lama e cila është shkarkuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një dekreti. Pavarësisht se dekreti është nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Lama nga Italia është kthyer vetëm ditëve të fundit.

Ajo ishte ngarkuar me punë në postin e Ambasadores në vitin 2016, pas marrvëeshjes LDK – PDK për të ndërtuar qeverinë./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat