Morinë, rritet numri i udhëtarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Lajme

Morinë, rritet numri i udhëtarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Rritet numri i udhëtarëve që kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitarë në Morinë.

Të dhënat zyrtare për 24 orët e fundit në këtë pikë flasin për kalimin e 14253 shtetasve me 4171 automjete, të cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Nga të dhënat mësohet se 12753 shtetas janë të huaj me destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Ndërkohë sipas policisë kufitare të Shqipërisë bëhet e ditur se edhe në dalje të kufirit të tyre ka rritje të numrit të shtetasve.

Po gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar kufirin për në Kosovë nëpërmjet Morinit 10944 shtetas me 3916 automjete, nga këta 9001 shtetas janë të huaj.

Në muajt korrik dhe gusht emigrantët kosovarë kalojnë pushimet e tyre në vendlindje dhe pjesa më e madhe e tyre zgjedhin Shqipërinë si rrugë tranziti./rtsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat