Gjoba për buzëqeshjen me lot 150 euro, shikoni “çmimet” tjera

Lajme

Gjoba për buzëqeshjen me lot 150 euro, shikoni “çmimet” tjera

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka gjobitur me 100 euro A.Gashi e cila qeshi me zë të lartë pas mesnatës në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Pas dënimit të cilin e ka postuar vetë Gashi në Facebook, kanë shpërthyer shaka të ndryshme. Dikush ka përkrahur dënimin e shqiptuar nga policia e dikush tjetër jo. Megjithatë, faqe të ndryshme në Facebook, veprimin e policisë e kanë shndërruar në shaka.

Gjoba për buzëqeshjen me lot, sipas tyre është 150 euro. Ndërsa, në rast se nuk paguhet dënimi do të konfiskohen dhëmbët.

Sidoqoftë, kjo gjobë parashihet edhe me ligj, saktësisht Neni numër 8

Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat