Dorëheqja e Haradinajt ‘çon’ në këmbë Serbinë, ky është veprimi i papritur i Vuçiqit

Lajme

Dorëheqja e Haradinajt ‘çon’ në këmbë Serbinë, ky është veprimi i papritur i Vuçiqit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:46
Aleksander Vuçiq

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nesër do t’iu drejtohet qytetarëve.

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka mbledhur të gjithë udhëheqësit serbë gjatë ditës së sotme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviq.

Pas këtij takimi, Vuçiq nuk u deklarua fare për medie mirëpo, ka qenë zyra për komunikim me publikun e Presidencës serbe që ka bërë të ditur se nesër me fillim prej orës 10:00, Vuçiq pritet t’iu drejtohet qytetarëve rreth dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, Vuçiq nesër pritet të reagojë për dorëheqjen e Haradinajt dhe implikimet e mundshme të dorëheqjes së tij.

Duhet theksuar se Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit gjatë ditës së sotme pasi që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat