Serbët shpresojnë në heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut

Lajme

Serbët shpresojnë në heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut

Nga: F. B. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:49
Ilustrim

Koordinatori i grupit punues për kapitullin 35 i Konventës Nacionale të BE-së, Dragisha Mijaçiç ka vlerësuar sot se “pas përfundimit të pauzës verore mund të pritet heqja e taksës në mallrat serbe dhe vazhdimi i dialogut mes Beogradit të Prishtinës, pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, shkruan “Beta”, përcjell “Bota sot”.

Ai ka deklaruar për Beta se është reale që të pritet takimi i presidentit Thaçi dhe Vuçiq në Paris. Sipas tij vazhdimisht po bëhet presion ndaj Serbisë që të njihet Kosova, ndërsa bisedimet vazhdojnë rreth asaj se në çfarë kushte mund të bëjë këtë Serbia.

"Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare konsideron se Serbia duhet të njoh Kosovën pa asnjë kushtëzim apo përfitimet, ndërsa pjesa tjetër dëshiron të di nën cilat kushte Serbia mund të pranoj në këtë akt. Këtu qëndrojnë sfidat më të mëdha, që janë më të mëdha se vetë ‘taksa’ dhe dorëheqja e Haradinajt”, tha ai.

Mijaçiç vlerësoi se dorëheqja ishte e papritur por jo befasi. "Në ditët e fundit ka një presion të madh ndaj qeverisë së Kosovës rreth heqjes së taksës, ndërsa dorëheqja ka ardhur si rezultat i dallimeve në koalicion me Kadri Veselin. Duke ditur se të dy ishin ideatorët e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe, fleksibiliteti i Veselit ka sjell Haradinajn në situatë të mos mund të mbroj pozitën e vetë dhe të ketë shumicën në parlament", tha Miaçiç.

Sipas tij "Ftesa nga Haga ka ardhur para ca dite , ndërsa dorëheqja pas ndryshimit të rrethanave në politikën e brendshëm pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e taksës", tha ai.

Mijaçiç mendon se heqja e taksës mund të pritet pas pushimeve verore. "Taksat sipas gjasave do të suspendohen në kohë të caktuar që të mund të vazhdoj dialogu. Në Kosovë do të ketë zgjedhje të reja dhe bisedimet mund të vazhdojnë pas formimit të qeverisë së re, ndërsa Thaçi e Vuçiq mund të takohen nëse jo në Albah atëherë me siguri në Paris", ka thënë ai.

Ai mendon se largimi në bisedime ka ndodhur poas vendosjes së taksës dhe është më  reale që të pritet kthimi në tavolinën e bisedimeve se radikalizmi i tyre.

"Në të kaluarën jemi dëshmitar se ngjarjet e mëdha në skenën politike të Kosovës  shpesh ‘anulohen’ me arrestime edhe aksione në veri në krijimin e ‘realitetit të ri’. Nuk përjashtohet mundësia që këtyre ditëve të ndodhin aksione të këtilla", tha Mijaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat