Ramadani: Para dorëheqjes, Haradinaj mori një vendim të rëndësishëm për sigurinë

Lajme

Ramadani: Para dorëheqjes, Haradinaj mori një vendim të rëndësishëm për sigurinë

Nga: A.H Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:43
Foto

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur si vendim të madh, miratimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës nga Ramush Haradinaj.

Ky vendim ishte miratuar nga Haradinaj të premten, para se të largohej nga posti i kryeministrit.

Ramadani ka shkruar se kjo Strategji promovon një vizion të vetëm: Kosova, e sigurt, e mbrojtur dhe prosperuese.

“Strategjia e Sigurisë së Kosovës u miratua të premten, më 19 korrik, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa para tri ditësh më 16 korrik 2019 u miratua në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani ka përmendur edhe qëllimet shtetërore strategjike e të cilat sipas tij janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, forcimi, avancimi dhe modernizimi i institucioneve, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe Thellimi i vazhdueshëm i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kemi punuar 1 vit në këtë Strategji, e cila domosdoshmërisht ka qenë punë komplekse, sensitive dhe e mbushur me parapërgatitje në bazë të dokumenteve të klasifikuara përgjithësisht. Strategjia e Sigurisë është dokument i Kosovës. Merr për bazë nevojat dhe kërkesat e Kosovës në siguri, ndërsa kemi pasur këshillim të vazhdueshëm nga nivele të ndryshme të SHBA-së”, ka shkruar Ramadani. /Bota sot/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat