Mësojeni si do të jetë moti për këtë javë

Lajme

Mësojeni si do të jetë moti për këtë javë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:52
Foto

Ndërkohë vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin europian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës.

Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Ndërsa  sipas Prishtina Weather, ky është moti javen e ardhshme:

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
23.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
24.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
25.07-26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat