Koha kur Ramush Haradinaj flinte në Kuvend!

Lajme

Koha kur Ramush Haradinaj flinte në Kuvend!

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndoshta nga “puna e madhe” që bënte, e zinte gjumi edhe në Kuvendin e Kosovës.

Me të marrë postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj dha “urdhër të prerë” se në punë duhet të dilet herët dhe të punohet deri në orët e vona. E ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse e merrte gjumi gjatë seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.

E nga “urdhri” i Haradinajt, edhe zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci ishte mësuar të punoj, madje i pretendonte se punon 25 orë brenda një dite, që normalisht kjo është e pamundur.

E pabesueshme duket pasi dita ka 24 orë, mirëpo ne në institucionet e Kosovës kemi pasë punëtorë aq të mëdhenj sa që kanë punuar edhe 25 orë.

Image

Por, ne të fokusohemi te Ramush Haradinaj, i cili me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale ishte bë objekt talljeje.

E gjumi Ramushin e kishte zënë kur u bënte thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Pikërisht ishte demarkacioni kauzë kjo e Haradinajt në kohën kur ishte opozitë që deshi ta kallë Kosovën, por me të marrë kreun e Qeverisë ai ndërroi qëndrim dhe filloi trysninë kundër deputetëve për votimin e njëjtë të demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat