Pas 20 vitesh, Laura Konda largohet nga “Zëri i Amerikës”

Lajme

Pas 20 vitesh, Laura Konda largohet nga “Zëri i Amerikës”

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:07
Laura Konda

Mes emocionesh, Laura Konda, ikona e edicioneve informative të “Zërit të Amerikës” është larguar nga kjo medie.

Ka qenë vetë gazetarja e cila ka bërë publik vendimin për t’u larguar nga “Zëri i Amerikës”.

Nuk munguan emocionet e Laurës teksa përshëndetej për herë të fundit me publikun.

Ajo tha se, ky do të ishte edicioni i saj i fundit në “Zërin e Amerikës”. Ndërsa foli për intervistat me qytetarët, politikanët në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA dhe karrierën e saj këto dy dekada në Zërin e Amerikës, Konda i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat