Labinot Tahiri mburret: Qe 8 muaj këmbë ime s’ka shkel në Evropë e Amerikë

Lajme

Labinot Tahiri mburret: Qe 8 muaj këmbë ime s’ka shkel në Evropë e Amerikë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:08
Labinot Tahiri

Deputeti Labinot Tahiri në një publikim në Facebook, ka shkruar se tashmë janë bërë tetë muaj që kur këmba e tij nuk ka shkelur në Evropë apo në Amerikë dhe nuk do të shkel derisa të dalë një qytetar pa viza.

Por, i dëshpëruar ai thotë se një zot e di se kur do të ndodh ajo.

Publikimi i plotë i Tahirit:

Sa do që është e tepert dhe e rëndë jeta e qytetarëve te mi, këtë padrejtesi, e ndjejë edhe unë sebashku me femijet e mi, bashkëshorten time babë e nanë.

Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaporttat e mia me viza!

Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur.

Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.

Se kur do ndodh ajo nje Zot e di!

Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetêr!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat