Farush Islami, zgjedhet avokat i ri komunal në Bujanoc

Lajme

Farush Islami, zgjedhet avokat i ri komunal në Bujanoc

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:45
Farush Islami

Të mërkurën e 24 korrikut, në seancën e XII-të të Këshillit Komunal të Bujanocit, të kryesuar nga Shaip Kamberi, kryetar komune, u zgjodh avokati i ri i Komunës së Bujanocit.

Në mandatin e ri pesëvjeçar të avokatit të Komunës së Bujanocit, zgjedhet juristi i diplomuar, Farush Islami, i cili ka një përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës. Ai, gjithashtu, gjatë viteve 2008-2012, ka ushtruar funksionin e kryeshefit të administratës komunale të Bujanocit.

Avokati i ri i Komunës së Bujanocit, Farush Islami, vije në vend të avokatit të shkarkuar Radomir Ristiq, i cili në këtë pozitë ka qëndruar jo më pak se 26 vjet, prej nga doli edhe në pension.

Gjatë viti 2002, kur shqiptarët për herë të parë në historinë e qeverisjes lokale të Bujanocit, morën me shumicë pushtetin lokal, avokati në shkarkim Ristiq, vazhdoi ta ushtrojë të njëjtin profesion në një periudhë 17 vjeçare.

Të gjitha mandatet e pushtetit lokal të qeverisur nga shqiptarët avokatin e dikurshëm të Komunës së Bujanocit e mbajnë mend për qëndrimet e tij të rrepta ndaj ish drejtorëve të ndërmarrjeve publike, të shkarkuar pa mbaruar mandati, gjatë viteve 2012-2016.

Drejtuesit e administratës lokale të Bujanocit dhe qytetarët e kësaj komune shumetnike, e kanë mirëpritur freskimin me kudër të ri të avokatit të komunës, i cili me merita u zgjodh në konkurs nga Komisioni, duke i plotësuar të gjitha kushtet e parapara me ligj.

Avokati i posagjedhur, Farush Islami, përpos që disponon me të gjitha meritat për ta udhëhequr me sukses postin e avokatit komunal, ai është edhe nip i ish kryetarit shumëvjeçar të Akademisë së Shkencave të Kosovës, demografit të shquar dr. Hivzi Islami.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat