Jeremiç: Nëse doni të mbeteni pa Kosovën, votoni për Vuçiqin

Lajme

Jeremiç: Nëse doni të mbeteni pa Kosovën, votoni për Vuçiqin

Nga: F.B. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:50
Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç ka deklaruar se të gjithë ata që duan “kryejnë” me Kosovën duhet të votojnë për presidentin e Serbisë Vuçiq dhe Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

"Nëse doni që të kryhet puna rreth Kosovës, votoni për Vuçiqin. Kosova do të bëhet shtet i pavarur vetëm me nënshkrimin e dorës serbe që do mundësoj anëtarësi të Prishtinës në OKB. Nuk do lejojmë që Vuçiq ta bëjë këtë", ka thënë  Jeremiç në bisedë me qytetarët në Pançevë me anëtarë të partive të Lidhjes për Serbinë (SZS).

Jeremiç ka paralajmëruar se SZS "në muajt e ardhshëm” do të sjell vendim përfundimtar nëse do marrin pjesë ose jo në zgjedhjet lokale.

"Kryetari i SNS dhe lideri i regjimit Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të ftoj vëzhguesit e bashkësisë ndërkombëtare që të kontrollojnë listën zgjedhore. Kjo është vetëm një nga gjërat e nevojshme për të krijuar kushtet për zgjedhje korrekte edhe të ndershme", tha Jeremiç.

Ai tha se regjimi nuk po tregon asnjë shenjë të gatishmërisë për të siguruar kushte fer për zgjedhje demokratike.

"SZS, por besoj edhe subjektet e tjera opozitare nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk do i japin legjitimitet procesit zgjedhor nëse nuk sigurohen kushtet elementare për zgjedhje fer. Kurrë nuk kemi qenë më larg kushteve të tilla", tha ai.

Ndërsa kryetari i Parisë së Lirisë dhe drejtësisë (SSP) dhe kryesuesi i SzS Dragan Gjilas ka thënë se ka rekomandime nga ekipi i ekspertëve që duhet të përmbushen në mënyrë që ata të dalin në zgjedhje.

"Miku im Vuk Jeremiç ka thënë qëndrimin rreth zgjedhjeve, nuk duhet të përsëris. Të kontrollohen listat zgjedhore dhe të shlyhen disa emra sepse frikohen se mund të bojkotojnë zgjedhjet, ndërsa kur duhet të mbanin opozitën nën pragun zgjedhor ata kanë shtuar numra, e gjithë kjo është ajo rreth së cilës nuk duhet të humbasim kohë", tha Gjilas.

Gjilas ka theksuar se Jeremiç ka publikuar një foto ku shihen katër pjesëtarë të BIA-së që e përcillnin në Novi Sad, ndërsa sot ka demant se ata nuk janë pjesë e MPB-së.

"Ne nuk kemi thanë se ata janë nga BIA dega në Novi Sad, kush bëhet i marrë këtu. Sqarimi i Vuçiqit për përgjim kur ishte në opozitë është nën çdo nivel dhe nuk kemi pse humbim kohë në atë", tha Gjilas.

Në pyetjen nëse pret presion, Gjilas është përgjigjur se nuk e pengojnë më presionet në mediat e lira dhe opozita nuk ka telashe me presione sepse ata vazhdimisht janë në presion dhe do të vazhdojnë të punojnë në atë që besojnë dhe të ndërrojnë pushtetin në rrugë paqësore.

"Nëse ka nevojë që në rrugë të luftohet për rezultatet zgjedhore, kur qytetarët të thonë mendimin shumicë ne do të luftojmë", ka thënë Gjilas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat