Këto janë 13 shtetet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës?

Lajme

Këto janë 13 shtetet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës?

Nga: F.B. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:48
Flamuri i Kosovës

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë deri më tani 13 vende kanë tërhequr njohjet e tyre të pavarësisë së Kosovës, këto vende janë: Sao Tome dhe Principe, Surinam, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papua Nova Guinea, Lesoto, Komonvelt Dominika, Grenada, Unioni i Komoras, Ujëdhesa Solomon, Madagaskar dhe Palau, shkruan radio Evropa e Lirë (REL), përcjell “Bota Sot”.

Pas vendimeve të tyre Qeveria e Serbisë të gjithë atyre vendeve iu ka mundësuar heqjen e vizave për qëndrim në Serbi, shkruan REL.

Me 6 nga 13 vendet që flitet Federata Ruse ka nënshkruar marrëveshje bilaterale, por për dallim nga Serbia këtë e ka bërë para tërheqjes së njohjes së Kosovës.

A ka ndihmuar Rusia në fushatën e Serbisë për tërheqje të njohjeve dhe si?

Sipas njohurive të REL, Serbia ka heq vizat për qytetarët e disa vendeve si janë Surinam, Burundi, Komonvelt Dominike, Grenada dhe Palaua, ndërsa me Lesoto ka marrëveshje për bashkëpunim në bujqësi.

Këto vendime janë marr pas vendimeve të tyre për tërheqje të njohjeve, në përjashtim të Granadës dhe Komonvelt Dominike, të cilave iu kanë heq vizat para suspendimit të njohjes thotë REL.

Sipas Radio Evropës së Lirë, Rusia ka pasur raporte bilaterale me: Surinam, Burundi, Komonvelt Dominika, Grenada, Madagaskar dhe Palau para se ato të tërheqin njohjet.

Marrëveshjet me Rusinë kanë pasur pas vendimeve të tyre për tërheqjen e njohjeve, që vërtetohet me datat kur kanë ndodhur këto vendime përkatëse shkruan REL.

Në rastin e Burundi, Rusia marrëveshjen për heqjen e vizave e e ka nënshkruar me 6 shkurt, ndërsa Burundi më 15 shkurt ka njoftuar me vendim se tërheq njohjen e Kosovës.

Lidhur me këtë REL iu ka drejtuar 6 shteteve pyetje  në çfarë baze kanë vendos të tërheqin njohjen dhe çfarë roli ka pasur Rusia në këtë, në të cilën vetëm zyra e presidentit të Komonvelt Dominike u përgjigj se nuk është kompetente për përgjigje në këtë pyetje.

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri serb Ivica Daçiq mohon rolin e Rusisë në fushatën e Serbisë për tërheqje të njohjeve, në pyetjen e njëjtë drejtuar atij rreth rolit rus në fushatë ai ka thënë:

“Mendoj se këto janë tregime të zbrazëta. Besoni askush nuk na ka ndihmuar, këtë e kemi bërë vetë, por nëse na kanë ndihmuar jemi falënderues, vetëm të di kush ka ndihmuar".

Ai ka thënë se nuk  ka njohuri nëse Rusia pas tërheqjes s njohjeve nga ato vende ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me to.

"Unë nuk di nëse mes atyre vendeve edhe Rusisë ka apo nuk ka viza, por dëgjoni edhe nëse është ashtu, pritni shikoni çka bëjnë tjerët? Çka ofron Amerika atyre që njohin Kosovën?"

Në pyetjen e REL që të sqaroi çka ka menduar me këtë, Daçiq tha:

"Amerika ofron ndihmë ekonomike. Heqja e vizave është diçka e pakët, për çka ata as që duan të flasin".

Akuza rreth “tregtisë” për tërheqje të njohjeve në qershor ka pasur edhe nga ministri i jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli. Ai pat thënë se Serbia ashpër po lobon kundër Kosovës dhe sipas njohurive q kishte ajo ofron armë shteteve që të mos pranojnë Kosovën, posaçërisht vendeve afrikane.

“kemi fakte nga marrëveshjet që Serbia ka nënshkruar me këto vende nëpër botë”, ka thënë ai pa precizuar për cilat vende bëhet fjalë.

Në këtë pat reaguar presidenti Vuçiq duke mohuar si të pavërteta konstatimet e Pacollit.

"Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe jemi krenar edhe mburrem me këtë. Do të shesim edhe më shumë armë, kudo që të mundemi dhe lejohet” tha ai.

REL përkujton se Kosova ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008 dhe në vitin e parë pas shpalljes është njohur nga 54 vende, ndërsa tash Prishtina thotë se deri tash ka siguruar 117 njohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat