Daçiq shkuarjen e Haradinajt në Hagë e quan farsë politike

Lajme

Daçiq shkuarjen e Haradinajt në Hagë e quan farsë politike

Nga: F.B. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:56
Ivica Daçiq

Shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë, në intervistë para prokurorisë së Gjykatës Speciale si i dyshimtë është shndërruar në farsë politike, sepse është ditur se do shkoj atje për disa orë, ka thënë shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka deklaruar se Haradinaj nuk ka pasur pse të jap dorëheqje nga posti, sepse nuk po tërhiqet nga politika, gjë që vërtetohet me ftesën për mbledhje të qeverisë në mandatin teknik.

Daçiq ka thënë se askush nuk e di sa është larg prokuroria e Gjykatës në Hagë nga ngritja e akuzave, sepse Serbia nuk ka mundësi të shoh çfarë po ndodhë në procesin hetues.

"A do të ngritët ndaj Haradinajt ose liderëve tjerë të Prishtinës akuzë mbetet të shihet. Nuk jemi optimist sepse kemi përvoja të pakëndshme me Tribunalin në Hagë siç ishte ai i krimeve në ish-Jugosllavi", tha Daçiq.

Sipas tij Beogradi do të bashkëpunoj me gjykatën dhe do ofroj fakte materiale që posedon.

Ai përkujton se udhëheqja e Prishtinës vjen nga UÇK, prandaj nga faktet mbetet të shihet ndaj kujt do ngritët akuzë.

"Sa ka dëshmitarë të mbrojtur, sa ka material dëshmues dhe a lejohet ai nga prokurori dhe gjykata, kjo mbetet të shihet”, tha ai.

Kjo sipas Daçiq është pyetje edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare ku qëndrojnë dëshmitarë të mbrojtur, pasi në të kaluarën dëshmitarët e Haradinajt janë vrarë në hapësira të BE-së.

"Haradinaj ia doli që vetës të i jap një plus shtesë, si patriot dhe mbrojtës i interesave të Kosovës", përfundoi ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat