Reagon edhe Blerim Latifi për Fjolla Morinën dhe koncertin në Skenderaj

Lajme

Reagon edhe Blerim Latifi për Fjolla Morinën dhe koncertin në Skenderaj

Nga: N.Sh Më: 25 korrik 2019 Në ora: 14:00
Fjolla Morina dhe Blerim Latifi

Profesori universitar sociologu Blerim Latifi ka komentuar reagimet që po bëhen për performancën e Fjolla Morinës në Skenderaj.

Latifi thotë se, 365 ditë i lënë fëmijët me telefona në dorë dhe çohen japin alarmin moral për koncertin koti në Skenderaj.

“Në 24 orë të ditës, në 365 ditë të vitit, i lënë fëmijët me telefona në dorë, pa asnjë censurë mbi youtube e rrjetet sociale, nuk bëjnë as përpjekjen minimale për t’ua nxitur kulturën e leximit dhe çohen e japin alarmin moral për një koncert koti të mbajtur në Skënderaj. Disa, madje, nuk e lëshojnë rastin të vjellin vnerë paragjykimesh mbi Drenicën dhe komunën. Hipokritë të neveritshëm!”, shkruan Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat