Pesë shtetasve të Kosovës iu ndodh diçka e mrekullueshme pasi i shpëtuan disa italianë - Bota Sot
Pesë shtetasve të Kosovës iu ndodh diçka e mrekullueshme pasi i shpëtuan disa italianë

Lajme

Pesë shtetasve të Kosovës iu ndodh diçka e mrekullueshme pasi i shpëtuan disa italianë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:21
Pesë shtetasve të Kosovës iu ndodh diçka e mrekullueshme pasi i shpëtuan disa italianë

Pesë emigrantë nga Kosova, Laurat Hoti, Florim Bytyçi, Burim Kuçi, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyçi, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italiane” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rinjve, të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën.

Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo. Në natën e 14 korrikut, 5 emigrantët e Kosovës të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e aksidentit e pa u hezituar u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Ata arritën ta nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur viktima.

Pesë emigrantët nga Kosova, nxorën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’i japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët u larguan në heshtje pa pretenduar as falënderime e nderime.

Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e Bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e në bashkëpunim me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...