Bekim Jashari ka dy fjalë për Fjolla Morinën, pas paraqitjes së mbrëmshme

Lajme

Bekim Jashari ka dy fjalë për Fjolla Morinën, pas paraqitjes së mbrëmshme

Nga: D.RR Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:27
Bekim Jashari dhe Fjolla Morina

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka komentuar paraqitjen e mbrëmshme të Fjolla Morinës, paraqitje që ngjalli reagime të shumta, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se është përgjegjësi e këngëtarëve paraqitja në skenë, ndërsa thotë që mediat të shkruajnë edhe për aktivitetet e tjera që po ndodhin në Skenderaj për nder të manifestimit për diasporën.

Postimi i plotë:

Për herë të parë po ndodhë manifestimi “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën, dhe disa prej ngjarjeve të organizuara deri më tani kanë qenë: sofra tradicionale (dy të tilla; në Skenderaj dhe Runik), panairi i veshjeve tradicionale, mini-kuizi, vizitë monumenteve tradicionale dhe të tjera aktivitete që do të zhvillohen ditë në vazhdim.

Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës.

Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj.

Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet tjera në vazhdim.

Sa i takon mbrëmjes së sotme, në Sheshin tonë “Adem Jashari”, do të këndojë Leotrim Gashi.

Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij.
Faleminderit të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat