Vuçiq dhe Hahn diskutojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

Lajme

Vuçiq dhe Hahn diskutojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 20:06
Vuçiq dhe Hahn diskutojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte në Beograd me komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për ngecjet në dialogun me Prishtinën dhe situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vuçiq falënderoi Hahn për angazhimin e tij për të zhbllokuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, teksa përsëriti se Serbia mbetet e angazhuar në politikat e paqes dhe bashkëpunimit në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon.

Ndërsa, komisionari Hahn shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në arritjen e kushteve për vazhdimin e dialogut.

Ndryshe, Hahn ndodhet për vizitë në Beograd, ku nesër do të takohet edhe me kryeministren Ana Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat