Daçiq paralajmëron tërheqjen e 14-të të njohjes së Kosovës

Lajme

Daçiq paralajmëron tërheqjen e 14-të të njohjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:45
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq  ka thënë në Kuvendin e Serbisë se shpreson se brenda një apo dy ditëve do të mund të njoftojë për edhe një tërheqje të re të njohjes së Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij tërheqjen e njohjes do ta bëjë një vend tjetër, pa njoftuar për cilin vend bëhet fjalë.

Daçiq ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 dhe deri në vitin 2012 84 shtete e kanë pranuar Kosovën si shtet, ndërsa që nga vitit 2014 kur ai ka marr detyrën e ministrit, pas lotimit 13 vende e kanë tërhequr njohjen, ndërsa 7 nuk e kanë njohur.

“Për një ditë apo dy presim lajme që të kumtojmë se këtë do ta bëjë edhe vendi i 14çtë” ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat