Anëtari i Këshillit të Nismas largohet nga partia, akuzon drejtuesit për fyerje dhe i kërkon falje Thaçit

Lajme

Anëtari i Këshillit të Nismas largohet nga partia, akuzon drejtuesit për fyerje dhe i kërkon falje Thaçit

Nga: G.B Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:07
Shaqir Ukshini

Shaqir Ukshini, anëtar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet nga kjo parti, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka dhënë dhe arsyet, derisa thotë se përpos i anashkaluar, është edhe i fyer nga drejtuesit e Nismës.

Po ashtu, ai ka kërkuar falje nga presidenti Thaçi, i cili në vitin 2014 i kishte thënë që të mos ngutet të bëjë lëvizje politike, se do të zhgënjehet.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,
Shumë të respektuar aktivistë të NISMA për Kosovën,
Dua të ju njoftoj të gjithëve se që nga sot jap dorëheqje nga të gjitha detyrat e mia në këtë subjekt, si anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate për Kosovës dhe nga kryesia e degës në Gjilan.

Unë si njëri nga themeluesit e NISMA's kam qenë tejet aktiv në të gjitha aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me rritjen, shtrirjen dhe promovimin e kësaj partie në degën në Gjilan. Por përveç që ndihem i anashkalur ndihem edhe i fyer nga drejtuesit e NISMA's.

Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën tuaj të nderuar gjilanas antarë të kësaj partie.
Edhe një herë, shumë respekt dhe falënderim për ju që kërkova votat për NISMA-në. Ne besuam dhe besimi u thye.
Prandaj, një kërkim falje e veçantë shkon për Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Ai në vitin 2014 në takimin e fundit që kishim bashkë me Bajram Hasanin, na tha : Mos u ngutni të bëni lëvizje politike, se do të zhgënjeheni".

Ashtu edhe na ndodhi!
Gjilan kujdes kënd e ulni në sofër.

Sinqerisht,
Shaqir Ukshini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat