Publikohet sondazhi: Nëse LDK dhe Vetëvendosje garojnë vetmas në zgjedhje, kjo parti do të fitojë

Lajme

Publikohet sondazhi: Nëse LDK dhe Vetëvendosje garojnë vetmas në zgjedhje, kjo parti do të fitojë

Nga: D.RR Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:16
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Gazeta “Bota sot” ka realizuar një sondazh në faqen e vet të Facebook-ut, ku lexuesit kanë mundur të votojnë se cila parti do të ishte e preferuar e tyre në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, nëse këto të dyja do të garonin ndaras, e jo në koalicion siç po flitet.

Nga rreth 4.000 vota, Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm para LDK-së, 71%, krahas partisë të Isa Mustafës, për të cilën kanë votuar 29%.

Image
Sondazhi i realizuar në faqen e Facebook-ut të gazetës "Bota sot"

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është e hapur publikisht për një koalicion parazgjedhor me LDK-në, ndërsa këta të fundit po tregohen paksa skeptik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat