Greqi, shqiptarit i bëhet atentat në mes të qytetit turistik

Lajme

Greqi, shqiptarit i bëhet atentat në mes të qytetit turistik

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 00:25
ilustrim

Një shqiptari 34-vjeçar i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në qytetin turistik Mikonos, në Greqi.

Sikurse raportojnë mediet greke dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe që qarkullonin me një motor, kanë qëlluar drejt 34-vjeçarit shqiptar, duke e lënë të plagosur.

Shqiptari është transportuar në spitalin lokal të Mikonos dhe pritet të transferohet në Atika, sepse ka marrë plagë të shumta në trup, por pa rrezik serioz për jetën.

Image

Shqiptari ishte nje emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.

Pas dy vitesh, më 2015 ai doli nga burgu dhe kishte filluar të punonte pikërisht në Mikonos. Ngjarja mund të lidhet me hesape për shkak të pazareve të prishura të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat