Geci paralajmëron LDK-në

Lajme

Geci paralajmëron LDK-në

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:13
Vëllezërit Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka paralajmëruar LDK-në se, duhet të i vendos vija të kuqe PDK-së, dhe Listës Serbe.

Geci përmes një postimi në Facebook, shkruan se, PDK-ja po kërkon aleat për koalicion që të mbështesin atë në projektin e tij për ndarjen e Kosovës.

Sipas Gecit, LDK-ja dhe lideri i ardhshëm i kësaj partie janë në shënjestër të PDK-së dhe të Hashimit, me mbështetje të fuqishme të Edi Ramës, Serbisë e Rusisë për ta bërë prej tyre liderin e LDK-së, me qëllim që të realizohet qëllimi i projektit famëkeq për ndarjen e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Via e kuqe për LDK-n duhet të jet kualicioni me PDK-n dhe Listen Serbe.

A po kerkon PDK-ja dhe Hashimi aleat të kualicionit për ta mbeshtetur “projekin e tij” ndarjen...!

LDK-ja dhe lideri i ardhshem i saj në shënjester të PDK-s dhe të Hashimit dhe varsve të tij në Kosovë ,me mbështetje të fuqishme të Edi Rames-Serbisë-Rusisë për ta bërë të tyre liderin e LDK-s,me qellim të realizimit të projektit famkeq të njohur për shqipetaret dhe Shqipërinë...!

A do te bien delegatet e kuvendit të LDK-s të dat: 3 gushtit në djepin e tradhtis që të zgjedhin liderin e afert me krimin pro Hashim dhe pro sllavë,mbetet ta shohim ?

Për LDK-n via e kuqe duhet të jetë PDK-ja,deri a’tehere kur të largohen nga politika njerzit e krimit dhe shitesit e vendit.

Si dhe lista serbe.

Kurse me te tjerat parti ka mundesi kualicioni,jo i knaqshem por i zorit.

Uroi që lideri ardhshem te jetë i duhuri për Kosovën dhe LDK-n pro Amerikan,dhe idal për kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat