Ivica Daçiqi jep versionin e tij, ja pse Haradinaj dha dorëheqje dhe çka nuk po i konvenon Hashim Thaçit

Lajme

Ivica Daçiqi jep versionin e tij, ja pse Haradinaj dha dorëheqje dhe çka nuk po i konvenon Hashim Thaçit

Nga: F. B. Më: 27 korrik 2019 Në ora: 18:20
Ivica Daçiç

Ivica Daçiq ka deklaruar se Zhosep Borel, nëse zgjidhet shef i diplomacisë evropiane nuk do ta ketë lehtë dhe ndaj tij do ketë presion. "Ne mbështesim kandidimin e Borelit. Gëzohemi që vjen nga një vend që nuk ka njohur Kosovën. Ai ka përvojë në administratën evropiane, është miku ynë që ka qenë në vizitë”, ka thënë Daçiq, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se dy ditë para kandidimit ai ka ngrënë darkë me Borel në Panama në inaugurimin e presidentit panamez dhe i pata thënë “ne anojmë për te dhe është favorite ynë".

"Nuk do ta ketë lehtë, do i bëjnë presion, që ai mos të merret me atë punë, port ë caktoj dikë tjetër. Po nëse do zgjidhet ose jo mbetet të shihet në ditët në vijim", tha shefi i diplomacisë serbe.

Lidhur me dialogun, ai u shpreh se kemi treguar durim të madh, megjithatë jemi gati të vazhdojmë por parakusht heqja e taksës.

Ndërsa për dorëheqjen e Haradinajt ai mendon se është farsë politike që mund të ketë pasoja të rënda dhe të bllokoj dialogun.

"Jam i bindur se Prishtina nuk do kompromis, përkatësisht të kthej bashkësinë ndërkombëtare në politikën auto-pilot që do të thotë – ju keni njohur Kosovën shtet të pavarur për çfarë të bisedojmë me  Serbinë", tha ai.

Kjo është manovër politike, Haradinaj dha dorëheqje që të fitoj zgjedhjet, ndërsa Thaçit dhe tjerëve nuk iu konvenojnë zgjedhjet.

"BE dhe bashkësia ndërkombëtare janë jo mjaftueshëm konkret dhe ashpër merren me situatën në Prishtinën dhe nuk duan që të përdorin të gjitha mjetet që të arrihet marrëveshja", tha Daçiq duke përkujtuar se tubimi në Dejton nuk do ndodhte mos të arrihej më herët marrëveshja.

Angela Merkel caktoi takim ku nuk ishte e sigurt nëse do kishte sukses, pastaj ia ofroi Makronit shenjën të ftoj të gjithë në takim dhe përsëri nuk pati sukses dhe doli Haradinaj më i fortë nga të gjithë tha ai.

"Jam i sigurt se kjo është 5 minuta punë, ata i krijuan, nuk është çështja se nuk duan të i dëgjojnë, por mendojnë se nuk të obliguar të i dëgjojnë", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat