Gjobat iu fshihen nga sistemi nëse i dërgoni në stacion policor ose me e-mail

Lajme

Gjobat iu fshihen nga sistemi nëse i dërgoni në stacion policor ose me e-mail

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:40
ilustrim

Shumë qytetarë së fundi në mediat online kanë zhvilluar debat lidhur me atë se, si duhet vepruar në rastin kur marrin ndonjë gjobë nga trafiku rrugor.

Shumica prej tyre kanë shprehur shqetësimin se edhe pse kanë paguar gjobën emri i tyre ka figuruar në sistemin e policisë, kjo për shkak së nuk e kanë dërguar fletë-pagesën në sistemin policor.

Policia ka treguar se si mund të largohen gjobat nga sistemi, pasi t’i paguani.

“Për tu shlyer nga sistemi i policisë, të gjitha fletëpagesat për gjobat e paguara dhe tiketat, të skanuara, mund të dërgohen edhe në adresën elektronike: [email protected]”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat