Shqiptarët në veri të Mitrovicës të shqetësuar nga ndërtimi i shtëpive nga serbët

Lajme

Shqiptarët në veri të Mitrovicës të shqetësuar nga ndërtimi i shtëpive nga serbët

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:24
ilustrim

Shqiptarët e lagjes “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut nuk po ndihen rehat nga ndërtimi i shtëpive të reja nga serbët.

Ata pretendojnë që serbët që do të vijnë për të jetuar në këto shtëpi, nuk janë nga Mitrovica.

Pavarësisht tentimit të tyre për të penguar ndërtimin e këtyre shtëpive, puna nuk po ndalet.

Ndryshe, një qytetar i asaj pjese, ka thënë se shqiptarët nuk janë lejuar që të ndërtojnë objekte të reja te “Kroi i Vitakut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat