Pas terapisë te hoxha i hajmalive, i riu nga Prishtina ra në komë dhe vdiq, rrëfen imami nga Peja

Lajme

Pas terapisë te hoxha i hajmalive, i riu nga Prishtina ra në komë dhe vdiq, rrëfen imami nga Peja

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, për InDoks ka treguar një rast i cili është i trishtueshme, kur imamët e hajmalive dyshohet se çuan pacientë në probleme të rënda, edhe drejt vdekjes.

“ Një rast një djal i ri në Komunën e Prishtinës ka shkuar tek një njeri që i thojnë Hoxha me telepati pas një prekje me dorë tek truri ka ra në komë pas disa javësh ka vdekur 22 vjeçari, familjarët e tij kanë mendur që është hoxhë”, ka thënë imami.

Hajzeri ka zbuluar edhe një rast si si Hoxha e ka keqtrajtur të sëmurin e lëshuar nga spitali, dhe grabtijen e 3000 eurove për një hajmali.

“ Një djalë pas një jave që ka operu apendecit ka shkuar tek një Hoxhë me i këndu në Kuran, pas operimit njeri mundet me qenë në depression por hoxha fillon me këndu dhe e rrah me shkop për një moment hoxha e vëndos shkopin  tek barku dhe ja qkyen plagën dhe personi është detyruar me shku me e qep për herë të dytë”, ka treguar Hajzeri.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat