Kosova shkakton ‘kaos’ në Qeverinë e Serbisë

Lajme

Kosova shkakton ‘kaos’ në Qeverinë e Serbisë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 00:40
Ilustrim

Çështja e Kosovës është bërë “mollë sherri” në Qeverinë e Serbisë.

Për shkak të qëndrimeve lidhur me politikën serbe për Kosovën, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, vazhdojnë konfliktin mes vete.

Ministri Popoviq, që është edhe kryetar i Partisë Popullore Serbe, ka thënë të shtunën se marrëveshja e Brukselit është e vdekur dhe se nuk ka integrim evropian për Serbinë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres Bërnabiq.

Siç “Kurir” Bërnabiq, ka thënë se çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e dakorduar dhe kush nuk është në gjendje ta bëjë këtë, është i lirë të largohet nga qeveria, transmeton lajmi.net.

“Pas të gjitha mesazheve, që javët e fundit, i kemi marrë nga vendet perëndimore – ‘farsës me terroristin Ramush Haradinaj para të ashtuquajturës Gjykatë Speciale’, gjykimeve të reja që ne jemi një popull gjenocidial, arrestimit të serbëve dhe sulmeve në territorin tonë shtetëror në Kosovë – është e qartë se më nuk ka integrim evropian dhe se marrëveshja e Brukselit është e vdekur”, ka thënë Popoviq.

Kjo deklaratë e ministrit ka bërë që menjëherë të reagojë kryeministrja Brnabiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat