Tomë Gashi “tronditë” disa pjesëtarë të UÇK-së: Tu pi raki, kanë thënë se kanë pre e kanë gri!

Lajme

Tomë Gashi “tronditë” disa pjesëtarë të UÇK-së: Tu pi raki, kanë thënë se kanë pre e kanë gri!

Nga: D.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:11
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka zbuluar detaje interesante për disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi, në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se  shumë pjesëtar të UÇK-së nën ndikim të alkoolit kanë bërë deklarata që më pas u janë kthyer në bumerang.

Ai ka thënë se shumë pjesëtarë të UÇK-së “kanë folur për vepra duke pirë raki që kanë pre e kanë gri e që në esencë nuk kanë bërë asgjë”.

Madje këto deklarata i kanë bërë për “mendje të madhe” pohon ai.

Gashi tregon një rast konkret kur një klienti të tij i kanë kushtuar rëndë deklaratat e tij të pamatura në një restorant të Prishtinës.

“Në rastin e autobusit ‘Nish Ekspres’ në pikën kufitare Kosovë-Serbi është vendosur eksplozivi dhe ka pasur 12 të vdekur e disa dhjetëra të tjerë të plagosur, një nga pjesëtarët e UÇK-së, i cili gjithçka ka qenë vetëm UÇK nuk ka qenë, i cili duket se dy ditë ka qenë në UÇK dhe ka mbetur aty nga frika, në një kafe të Prishtinës pas lufte thotë: ‘Puthmini këta dy gishta, se me këta gishta e kam çuar Nish Ekspresin në ajër’. Ai më këto dy fjalë i ka futur në burg edhe gjashtë të tjerë”, ka thënë Gashi për "Bota sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat