Perëndimi nuk do të tolerojë më bashkëpunimin e Moskës dhe Beogradit

Lajme

Perëndimi nuk do të tolerojë më bashkëpunimin e Moskës dhe Beogradit

Nga: F.B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:22
Pajisje ushtarake serbe

Fakti se Rumania ditë më parë ka pamundësuar kalimin e anijeve në të cilat transportoheshin pajisjet dhe armatimi rus i dedikuar Serbisë përbënë një porosi të qartë për vendin se nuk do të tolerohet më çfarëdo bashkëpunimi qoftë ndërmjet Moskës dhe Beogradit ka thënë analisti ushtarak Aleksandar Radiq për “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë ka kumtuar se në bazë të sanksioneve që BE ka ndaj Rusisë dhe situatës në Ukrainë ka bllokuar dërgesën nëpër lumë të pajisjeve dhe armatimit dedikuar për Serbinë.

Në këtë ka reaguar ministria ruse e mbrojtjes duke hedh poshtë konstatimet e Bukureshtit zyrtar. Moska ka thënë se asnjë lloj armatimi nuk është bartur nëpër Danub, andaj pala rumune nuk ka pasur çka të ndalojë. Pala ruse megjithatë vërteton se është arritur pajtimi për dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe në bazë kësaj në Serbi janë dërguar mjete të blinduara BRDM-2. Dje në kazermën ushtarake në Nish janë prezantuar mjetet e blinduara BRDM-2 që Rusia ia dhuroi Serbisë.

Në pyetjen se si arritën këto pajisje në Serbi, kur Rumania ka ndaluar transportin nëpër vendin e saj, presidenti Vuçiq nuk ka dashur të tregoi, por ka shtuar se “disi arritën” dhe “ranë nga qielli”, por ka shtuar se ky transport nuk ka thyer rregullat. Kjo ka shkaktuar huti në opinion si kanë arritur këto pajisje nëse Rumania ndaloi bartjen përmes Danubit.

“Është logjike, këto mjete motorike janë bartur me aeroplan, ndërkohë që në Rumani përmes Danubit janë ndaluar bartja e mjeteve tjera tankeve që barteshin nga Rusia për Serbi, që janë dukshëm më të rënda se mjetet e blinduara. Ky transport është ndaluar dhe ka porosinë se NATO dhe BE “ nuk do tolerojnë asnjë lloj bashkëpunimi me Moskën”. Ata kanë thënë se deri tash kemi injoruar stërvitjet e përbashkëta dhe armatimin, por nuk do lejohen më “. Rusët për të ruajtur nderin kanë lëshuar kumtesë si demant, por Beogradi duhet të mendoj mirë nëse situata dhe bashkëpunimi me Rusinë i shkojnë për shtati në kohën ku do anëtarësim në BE, kur jemi të rrethuar me vende anëtare të NATO-së. I mbetet Beogradit të vlerësoj rrethanat nëse i konvenon bashkëpunimi me Moskën ose jo” tha ai.

Radiç shtoi se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë në kumtimin ushtarak nuk i bëjnë dëm Serbisë, aq më parë që kemi marr pajisje që veç i kemi pasur..

“Mjete të blinduara BRDM blejmë nga Moska që nga vitit 1957. Mjete të këtilla dhe tanke kemi më shumë se tenkist-a. Kjo do thotë se armatimi rus nuk është prioritet për neve dhe nuk humbim asgjë nga sanksionet e BE-së. Ndonëse këto mjete janë më motor të avancuar dhe pjesë shtesë, ushtria jonë nuk fiton shumë nga këto armë dhe kur të analizohet situata shtrohet çështja logjike a paguhet në këtë situatë të kemi bashkëpunim me dike si tipi i Rusisë” përfundoi Radiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat