Thaçi: Përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet e rëndësishme

Lajme

Thaçi: Përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet e rëndësishme

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 12:50
Foto

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Austrisë austriak në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e diplomatit Pfandler në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen e pandalshme austriake në skenën ndërkombëtare.

“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngritën në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”, tha presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori austriak Gernot Pfandler theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit.

“Do të vazhdoj t’i përcjell zhvillimet në Kosovë, e cila është storie e papërfunduar për mua”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova është në rrugë të drejtë dhe përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet shumë e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat