Nasim Haradinaj jep detaje për Tahir Zemajn gjatë kohës së luftës, tregon çka i thanë komandantët kur erdhi në Kosovë

Lajme

Nasim Haradinaj jep detaje për Tahir Zemajn gjatë kohës së luftës, tregon çka i thanë komandantët kur erdhi në Kosovë

Nga: D.RR Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:30
Nasim Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Ish Komandanti i Koshares, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj librit “Kështu foli Tahir Zemaj”.

Ai ironizon me Zemajn, teksa thotë se kur erdhi në Papaj, nuk qëndroi me ish ushtarakët dhe kolegët e tij në Koshare.

Gjithashtu, Haradinaj thotë se duhet të pyeten komandantët e Koshares që sot janë gjallë, që të tregojnë se çfarë i thanë Tahir Zemajt.

Postimi i plotë:

Qe de, për këtë thojnë: Budallën mos e d'vet se të kallxon vet...!!
Po që nga atëhere, tani a po e dini?!
Pytni ata që po lavdërohi me ta si oficerë të zotët....!!
Po normal për pjesën e përgjegjësisë time mua është dasht të më ipet llogari.....!
Pse kuj tjetër ?
Atij që nuk ishte fare në ngjarje dhe skishte haber per organizimin dhe luftën,po pse pasi e thirrem dhe erdhi në Papaj nuk ndejti me ish ushtarakët dhe kolegët e tij në Koshare ?
Apo ishte ai me i rëndësishëm se Sali Qeku,Agim Ramadani,Isuf Haklaj,Rrustem Berisha,Anton quni,Fadil Hadergjonaj...ata aty ishin me mua dhe janë ndier dhe kanë kaluar fort mirë ....tani ta spjegojnë këta që veq jan gjall,pse ai nukë ndejti dhe qka i than kur erdhi.....!!!
Lypne lypne, sepse kêshtu është kur e shpurdhni....me kronde !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat