Hoxhaj: Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe

Lajme

Hoxhaj: Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:07
Enver Hoxhaj dhe Ruari O’Connell

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është përshëndetur sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruari O’Connell dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, të cilët po e përfundojnë misionin e tyre diplomatik në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.

“Një drekë lamtumirëse me Ambasadorin Ruari O’Connell dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, ku biseduam për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të shkëlqyeshme përgjatë viteve. Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat