Gjuriq: Në pushtet në Prishtinë përsëri do të vij dikush që ka pozicion të fortë ndaj serbëve

Lajme

Gjuriq: Në pushtet në Prishtinë përsëri do të vij dikush që ka pozicion të fortë ndaj serbëve

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:44
Marko Gjuriq

Duke folur lidhur me taksat, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq ka theksuar se është e domosdoshme që Prishtina të heq taksën dhe të vazhdohet dialogu, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai mendon se në Prishtinë do të vij përsëri dikush që ka pozicion të fortë ndaj serbëve dhe serbët nuk kanë çfarë të shpresojnë pas zgjedhjeve.

"Kushdo që vjen në pushtet , do të jetë dikush nga separatistët,. Me shumë gjasa do të përfaqësohen nga ndonjë figurë e njohur, dikush që do garojë për pozicion sa më të fortë ndaj serbëve. Ne na mbetet të punojmë në 149 projekte ", tha Gjuriq në RTS.

Duke folur për taksat ai theksoi se është e domosdoshme që Prishtina të heq taksën që të vazhdohet dialogu dhe të normalizohen raportet.

"Taksat janë në fuqi që nga nëntori që shkoi, kaloi pothuajse një vit ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asgjë. Koha është të ndërpritet heshtja dhe shkelja e të drejtës ndërkombëtare ", tha ai.

Lidhur me njerëzit që kanë kryer krime lufte, Gjuriq tha se Serbia ka dënuar persona pa marr parasysh nacionalitetin.

"Nëse mendohet se dikush mund të shpëtoj, le ta dij se krimet e luftës nuk vjetrohen. Për dallim nga ata, Serbia ka ndarje të qartë të pushtetit dhe në kuptimin politik nuk përzihemi në gjyqësi. Si qytetar mund të them se nuk do ndalemi në dënimet e krimeve që kryen shqiptarët ", tha Gjuriq.

Me rastin e lajmit se zyra për përmbledhjen e dokumenteve për krime ndaj shqiptarëve në Gjakovë, Gjykata Special në Prishtinë ka ngrit 12 akuza ndaj serbëve për krime, ai ka tërhequr vërejtjen se ka përndjekje të vazhdueshme ndaj serbëve.

Gjuriq ka thënë se sulmet ndaj familjes së Vuçiqit kanë lidhje me raportin e tij ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat