Ambasadori rus mbron Vuçiqin, debaton ashpër me Rada Trajkoviç që ka kritikuar politikën e tij

Lajme

Ambasadori rus mbron Vuçiqin, debaton ashpër me Rada Trajkoviç që ka kritikuar politikën e tij

Nga: F. B. Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:21
Aleksandër Vuçiq

Harçenko sipas medieve serbe “ia ka mbyllur gojën” Trajkoviçit duke e porositur: A keni guxim të thoni kush është përgjegjës për vuajtjet e popullit serb në Kosovë?, duke u nisur nga ftesa e Trajkoviçit në Tviter ku ajo përmend presidentin Vuçiq që i del  në mbrojtje Herçenko, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Në të vërtet Rada Trajkoviç pjesë e Lidhjes për Serbi (SzS) në Tviter ka përmendur presidentin e Serbisë dhe ka deklaruar për “Politika” se “Politika e A. Vuçiq është politikë e dobësimit të vazhdueshëm dhe destabilizimit të Serbisë. Nga transferimi i qendrës humanitare në Nish në de facto bazë të ushtrisë ruse me çka ka shkatërruar neutralitetin e vendit të rrethuar me vende anëtare të NATO-së, deri tek angazhimi për ndryshim të kufijve me çka do copëtohej edhe më shumë Serbia “. Me këtë rast është deklaruar edhe ambasadori i sapo emëruar i Federatës Ruse, Aleksandar Bocan Harçenko.

Herçenko ka shkruar se: “Është e çuditshme që disa ‘politikan’, që do donin të fyenin Rusinë, lëndojnë me knesofobinë në deklarata fyejnë edhe vetën, duke treguar në njërën anë se nuk dinë asgjë dhe nuk duan të dinë në anën tjetër poshtërojnë popullin e vetë”.

Spekulimet në lidhje me qendrën humanitare ruse-serbe janë marrëzi ka shkruar ai, Puna e qendrës për raste emergjente në Serbi, Maqedoni, Greqi dhe BiH por është me rëndësi për të gjithë regjionin. Dyert e qendrës janë të hapura – ejani shikoni me sytë e tuaj ka komentuar Herçenko.

Ndërsa rreth komenteve për ndjekjen e serbëve nga Prishtina? A keni guxim që të thoni hapur për vuajtjet e popullit serb në Kosovë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat