‘’Civilizimi evropian”, është fotoja qe ka emërtuar një qytetar për veturën me targa të Britanisë së Madhe, të parkuar në hapësirën e ndaluar për parkim, në lagjen Dardania në Prishtinë.
Pronari i kësaj veture, ka shfrytëzuar kohën e nevojshme për parkimin, pa u vërejtur nga policia, ani pse vend-parkimi që ai kishte zgjedhur ishte zonë e gjelbër.
Jo rrallëherë në Kosovë hasim në pamje të tilla, ku vetura me targa evropiane, në vendlindje shkelin rregullat e përcaktuara në trafik.