Raportet ndërmjet Baton Haxhiut dhe Vetëvendosjes, veçanërisht Albin Kurtit, janë tepër acaruese, shkruan “Bota sot”.
Urrejtja e Baton Haxhiut ndaj kësaj partie, ka bërë që Vetëvendosja ta bojkotojë tërësisht televizionin e tij, ndërsa më herët ishte edhe një debat i ashpër ndërmjet Haxhiut dhe Kurtit.
Kurti në atë kohë përball Baton Haxhiut, e la këtë të fundit pa fjalë, ndërsa para syve të tij ia zbuloi planin që AAK-ja dhe NISMA t’i bashkoheshin PDK-së.
Baton Haxhiu ka marrëdhënie të mira me PDK-në, në veçanti me presidentin Thaçi, ku është parë shpeshherë bashkë me të, edhe në ndeja private.
Më poshtë mund ta shikoni një përballje në debat ndërmjet Kurtit dhe Haxhiut.