Veseli: DokuFest është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë

Lajme

Veseli: DokuFest është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 16:46
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë.

Ai i ka përgëzuar organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore.

“Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook.

Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falenderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat