Daçiq paralajmëron se ky shtet po e shqyrton vendimin për pavarësinë e Kosovës

Lajme

Daçiq paralajmëron se ky shtet po e shqyrton vendimin për pavarësinë e Kosovës

Nga: F. B. Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:16
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se qëllimi i Beogradit është që lista e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ulet në 97-të, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”, duke shtuar se Somalia është vendi i radhës që po shqyrton vendimin e saj për njohje.

"Qëllimi ynë është numri të bie nën 97 dhe të jetë më pak se gjysma e vendeve të OKB-së”, ka thënë Daçiq, ashtu që kur të vijë momenti i votimit mos të kenë perspektivë dhe të mos kalojë.

Sipas tij, fillimisht ka qenë lista prej 116 vendeve përkatësisht 118 që Prishtina e ka vendosur në faqen e ministrisë, ndërkohë që Beogradi e ka konfirmuar se 3 prej atyre vendeve kurrë nuk e kanë njohur Kosovën (Nigeria, Uganda dhe Mali).

Daçiq ka thënë se falë fushatës së realizuar dhe aktiviteteve të Beogradit,14 vende kanë njoftuar tërheqjen e njohjes e fundit ndër to Republika e Afrikës Qendrore, ndërsa Egjipti dhe Peru kanë të ngrira raportet.

"Somalilend është Kosova somaleze, unë ju kam thanë se ajo që kanë bërë më njohjen e Kosovës i kanë bërë vetës dëm, e ata thanë se nuk e kanë ditur ", tha ai duke shtuar se “Somalia po shqyrton vendimin e saj”.

Ai tha se Beogradi po ka sukses të parandalojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare duke përmendur Doganat Botërore, Interpol etj....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat