Edhe këtë vit kurbanët theren në Hungari

Lajme

Edhe këtë vit kurbanët theren në Hungari

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

Pak ditë na ndajnë nga festa e Kurban Bajramit.

Këtë festë edhe këtë vit e shoqëron organizimi tradicional për grumbullimin dhe prerjen e kurbanit si dhe shpërndarjen e mishit.

E si zakonisht me këtë organizim po merret Bashkësia Islame e Kosovës.

Sekretari i BIKU-T, Ahmet Sadriu tregoi se çmimi për një Kurban këtë vit do të jetë 120 euro.

 ‘’Ne paraprakisht e kemi caktuar dhe çmimin e kurbanit që është 120 euro për 1 kurban dhe i kemi njoftua të gjitha këshillat të gjithë xhematin, lajmërimet janë bërë nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame ka bërë organizimin e therjes edhe viteve tjera”,

BIK-u po synon të grumbullojnë rreth 8 mijë kurbane.

Por, kompanitë në Kosovë nuk kanë kapacitet as për therjen e 2 mijë Kurbaneve.

Prandaj një pjesë e tyre edhe ketë vit po detyrohen t’i therin jashtë vendit.

 ‘’Unë dua ta njoftoj opinionin paraprakisht ta bëjë me dije se, ne i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet procedurale rreth organizimit të therjes së kurbaneve, kemi bë shpalljen e tenderit dhe kemi bërë oferta. Ta kemi parasysh që Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që të ther 2 mijë lopë ta quajmë që aty 150 kurbane e jo mos ma shumë, nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm, të gjitha krerët që janë për therje të kurbaneve vinë prej jashtë”

Por ky nuk është i vetmi problem me të cilin po përballet BIK.

Problem tjetër në Kosovë, është edhe mungesa e bagëtive.

 “Kushtet që ne i kemi kërkuar fatkeqësisht po themi nuk mundemi me i gjet këtu në Kosovë, i kemi pasur dikund 5 oferta dhe të gjithë ofertuesit që kanë qenë nga Kosova  kanë qenë me çmime astronomike mos të them me çmime marramendëse, duke mendua që nuk kemi zgjidhje tjetër patjetër duhet t’i premë aty dhe ato nuk na i mbulojnë absolutisht shpenzimin me than as 60 %”,

E në mungesë të këtyre kushteve, për therjen e kurbaneve BIK-u ka zgjedhur kompaninë “Kosova Farm” në Hungari.

E  duket se interesimi i besimtarëve për të ther kurban përmes ë BIK-ut është rritur dukshëm.

Kërkesat çdo vit sa po shkojnë e po shtohen.

Vitin e kaluar Bashkësia Islame ka therur mbi 1200 krerë lopë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat