Gjenerali serb kërcënon: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për situatën në Kosovë

Lajme

Gjenerali serb kërcënon: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për situatën në Kosovë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:09
Milan Mojsilovic, Vulin

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsilovic, ka deklaruar se ushtria e Rusisë po e mbështet ushtrinë e Serbisë në të gjitha sfidat që ka me Kosovën.

Mojsilovic ka thënë se Kosova po rrezikon situatën e sigurisë në rajon me veprimet që po i ndërmerr që disa herë, ai tha se janë duke shikuar me kujdes këto veprime.

”Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po rrezikonin situatën e sigurisë”, ka thënë Mojsilovic për Novostin.

Gjenerali serb ka thënë se ata nuk do të lejojnë që serbëve në Kosovë t’i ndodhë diçka, madje për këtë kanë edhe ndihmën e ushtrisë së Rusisë.

Mojsiloviq, i cili ishte për një vizitë zyrtare me kolegët e tij në Moskë, i tha Novostit se ata kishin analizuar posaçërisht situatën në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat