Vulin sulmon mitropolitin Amfilohije, ky i fundit e mallkon Vuçiqin

Lajme

Vulin sulmon mitropolitin Amfilohije, ky i fundit e mallkon Vuçiqin

Nga: F.B. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:20
Aleksandar Vuçiq

Mitropoliti malazez-bregdetar Amfilohije Radoviç kupton presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç që mbron pavarësinë e Kosovës, ka thënë ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, duke shtuar se Amfilohije mallkon shefin e shtetit serb Vuçiq se kundërshton vullnetin e botës perëndimore dhe punon në rrëzimin e tërësisë dhe pavarësisë së Kosovës, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Vulin ka reaguar në sulmet e mitropolitit që ka akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiq se lufton për pushtet dhe jo për popullin serb në Kosovë nënvizoi ai duke shtuar se peshkopi mallkon Vuçiqin jo për atë që ka bërë por për atë që do të bëjë.

"Kur Mali i Zi pranoi Kosovën unike dhe të tërë, Amfilohije Radoviç nuk ka hedhur mallkim në Gjukanoviç, nuk e mallkoi as për shkatërrimin e bashkësisë me Serbinë , nuk ia tha asnjë fjalë kur ajo u be pjesë e NATO-së, kur atje u ndalua flamuri serb dhe nuk hodhi mallkim ndaj ‘mikut të tij Gjukanoviç’’, kritikoi Vulin.

Ai shtoi se kur mitropolitin e ndjekin shqiptarët nga Ulqini dhe nuk i lejojnë besimtarët të luten, nuk ka hidhërim në “politikanin inteligjent Gjukanoviç”, kur hiqen kufijtë me shqiptarët dhe krijohet “Shqipëria e Madhe”, Amfilohije nuk kërkon nga Mali i Zi që të i kundërvihet kësaj.

Vulin tha se gjykimin e Amfilohijes nuk e meritojnë as kur dërgohen oficer nga Mali i Zi në festimin e përndjekjes së serbëve në “Oluja”, por as nuk ka ndezur asnjë qir në vendin ku ata ankohen.

Sipas tij Vuçiq është shtetari i vetëm në Evropë që nuk e qoi vendin e tij në paktin NATO, i vetmi që nuk miratoi sanksione ndaj Rusisë dhe i cili hapur ka fol për agresionin dhe krimet e NATO-së ndaj serbëve.

"Çka do ndodhte me popullin tonë dhe objektet e shenjta në Kosovë nëse nuk do kishte mbështetje nga Serbia dhe mjetet që dërgohen atje, çka do ndodhte nëse nuk do kundërshtonte Vuçiq që pa asnjë lëshim ndaj Serbisë qënsikur Gjukanoviç të pranoj Kosovën?", tha ai.

"Të jesh’ mik me Milo Gjukanoviç’ si e quan presidentin malazez Amfilohije ndërkohë të akuzohet këdo qoftë se do pasuri dhe është i gatshëm në gjithçka vetëm të mbetet në pushtet është qesharake dhe e dhimbshme”, porositi Vulin.

Sipas tij Vuçiq është shtetari i vetëm i pavarur në Ballkan dhe Serbia vetën e pavarur.

"Nëse kjo është për mallkim, atëherë është e qartë pse Gjukanoviç nuk duhet të frikësohet nga mallkimi. Vuçiq ka tubuar të gjithë serbët në Ballkan  edhe ata nga Mali i Zi. Përgjigja e Gjukanoviç është pritur por jo nga mitropoliti Amfilohije Radoviç të nënshkruaj porosinë e Milos", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat