Gjergj Dedaj viziton Tomor Morinën, zbulon detaje

Lajme

Gjergj Dedaj viziton Tomor Morinën, zbulon detaje

Nga: N.Sh Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:50
Tomor Morina

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj e ka vizituar sot Tomor Morinën në burg në Maqedoni.

Morina është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Interpolit.

Serbia po prej ekstradimin e Morinës, e ky arrestim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines !

Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut, drejtorine e burgut Shutka ne Shkup, per trajtimin korrekt e miqesore,per lejimin e vizites sone, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parè, nga autoritetet e Maqedonise se Veriut, ne baze te nje fletearresti nderkombetare te INTERPOLIT !

Tomori ishte shume mire, i qete, ndjehej plotesisht i pafajshem, dinjitoz si dhe optimist,ne pritje te lirimit, nga se drejtesia eshte ne anen e tij dhe presim qe shume shpejte, do te kthehet ne familjen e tij dhe ne Kosove!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat